Me rastin e “ Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare”, Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena SEFGJINI në bashkëpunim me përfaqësuesit e Njësisë se Koordinimit të Integrimit Europian në Bashkinë Mat, Zyrën Vendore Arsimore Mat zhvilluan aktivitetin në ambientet e QKF Mat. Qëllimi këtij aktiviteti ishte dhënia e një mesazhi për mënyrën e të folurit dhe shkruarit të Gjuhës Shqipe. Shqipëria ka ratifikuar në vitin 2006 konventën e UNESCO-s “Për ruajtjen e diversitetit kulturor” dhe konventën “Për trashëgimi kulturore”, ku gjuha konsiderohet dukuria bazë e trashëgimisë shpirtërore. Nga fëmijët e QKF Mat u përcollën shumë mesazhe për të mësuar edhe Gjuhë të tjera në shënjë kulture dhe vizioni “Por për të mos e harruar kurrë Gjuhën Shqipe”.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Drejtoresha e ZVA Mat, Shpresa TUSHA, drejtues Shkollash, Mësues ,Prindër dhe Drejtoresha e Biblotekës Mat, Fiqirete KURTI, i ftuar në këtë aktivitet ishte Poeti dhe Publicisti Qemal CENAJ.