THIRRJE!
Bashkia Mat, hap fazën e aplikimeve për programin e strehimit “Subvencionim i Qirasë”, për vitin 2024, për të gjitha familjet e pastreha të cilat jetojnë me qira dhe kanë të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar qiranë.
Thirrja do të jetë e hapur nga data 19.12.2023 deri më datë 29.12.2023, për të gjithë të interesurit e këtijë programi “ Subvencionim i Qirasë, të cilët duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Sherbimit Social për të përditësuar të dhënat si;
1. Çertefikate Familjare
2. Vërtetim qe trajtohet me ndihmë ekonomike
3. Vërtetim nga zyra e punës (të gjithë anëtarët +18 vjeç)
4. Kontratë-Qiraje
Përparësi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë, por pa u kufizuar në to, kategoritë e mëposhtme:
a) individët me statusin e jetimit;
b) personat me aftësi të kufizuara;
c) të moshuarit;
ç) invalidët e punës;
d) familjet e policëve të rënë në detyrë;
dh) emigrantët e rikthyer;
e) punëtori migrant;
ë) azilkërkuesit dhe refugjatëve dhe personave me mbrojtje plotësuese në kuptim të legjislacionit përkatës për refugjatët dhe personat me mbrojtje plotësuese;
f) familjet e komunitetit rom;
g) familjet e komunitetit egjiptian;
gj) Viktimat e dhunës në familje;
h) viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
i) prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;
j) individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të cilët janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 3 të këtij ligji;
k) të miturit, 14–18 vjeç, dhe të rinjtë, 18–21 vjeç, në konflikt me ligjin, kur dalin në lirim pas kryerjes së dënimit, kur kanë nevojë për banesë, sepse duhet të jetojnë larg familjeve, për shkak të rehabilitimit të tyre më të mirë në shoqëri;
l) vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara;
ll) familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas aktit normativ nr. 3, datë 1.3.2012.
Radha e përparësisë së këtyre kategorive përcaktohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Shënim: Ju lutemi për respektimin e afateve.