800 nxënës të shkollës 9 vjeçare “Ilia Qiqi” Burrel kanë vijuar vitin shkollor në kushte më të mira. Pas lobimit të Bashkisë Burrel pranë Ministrisë së Arsimit u akorduan 20 milion lekë të rinj për rikosntruksionin e kësaj kësaj shkolle. Në mjediset e kësaj shkolle është organizuar ceremonia e përfundimit të punimeve. Kryetarja e Bashkisë, Adelina Farrici tha se: “Inagurimi i shkolles “Ilia Qiqi” është një investim që më bën të ndihem krenare. Kjo shkollë është në funksion të mirëarsimimit të nxënësve të lagjes “Pjetër Budi”. Uroj që nxënësit, mësuesit dhe prindërit të kujdesen për mirëmbajtjen e saj”. Përshëndetën të pranishmit edhe drejtori i Zyrës Arsimore Mat, Lefter Ballabani dhe drejtori i shkollës Sami Kola.