Matjanët solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti. Ditën djeshme,
nga Mati u nisën 3 furgona me ushqime dhe veshëmbathje, të cilat u depozituan në rezervat e shtetit në Shkozet të Durrësit ku më pas do të shpërndahen për familjet e dëmtuara nga termeti i datës 26 nëntor. Ndërkohë vlera monetare e mbledhur nga banorët do të depozitohen në e-albania. Kryetari i Bashkisë Mat Z. Agron MALAJ, falenderon të gjithë banorët e Matit për çdo kontribut të dhënë”, nga ana e tyre.