U përmbyllën me sukses trajnimet mbi Vlerat dhe Standartet e BE-së , me eksperte Suela Koçibellinj.
Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga senatet e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit të Burrelit.
Ata u informuan më tej mbi vlerat thelbësore të BE-së si: demokracia, të Drejtat e Njeriut, ligjet etj. Dhe u angazhuan në debate kuptimplota se si këto vlera i japin formë shoqërisë sonë. U nxit fryma e bashkëpunimit mes drejtuesve të ardhshëm të Matit.
Përqafimi i vlerave dhe standarteve të BE-së : Fuqizimi i të rinjve të sotëm për një të nesërme më të mirë.
Këto trajnime u zhvilluan në kuadër të projektit ‘’Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin”- IcteMat financuar nga #BashkimiEvropian në kuadër të skemës së granteve BEpërBashkitë .