Bashkia Mat me anë të Njësisë së Integrimit Evropian organizoj një video në kuadër të ditës ndërkombëtare të tokës . Ajo ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e natyrës.
Data 22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keq’përdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.
Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet në të gjitha format e jetës. Përfaqësuesit e Zyrës së Integrimit Evropian në Bashkinë Mat kishin planifikuar një aktivitet, por në kushtet që ndodhemi është e pamundur për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.