Bashkia Mat prej disa ditesh ka filluar rikonstruksionin e rrugëve në qytetin e Burrelit.Njëkohësisht puna varjon edhe për hapjen e pusetave kulluese, vendosjen e tubacioneve të reja për kullimin e ujrave që të mos shkaktohen dëme përgjatë rrugëve të qytetit.Aktualisht po punohet për pastrimin e pusetave në rrugën e spitalit.Sipas grafikut të drejtorisë së shërbimeve bashkiake puna pritet të fillojë edhe në vendet e tjera ku ka patur probleme gjatë vitit të kaluar për kullimin e ujrave.