Orkestrina e Matit ka qenë e ftuar për të performuar muzikë dhe valle në Prizren dhe Suharekë. E vlerësuar si orkestrina më e mirë e veriut dhe e nderuar me çmimin e parë në festivalin e fundit folklorik, artistët nga Mati kanë dhënë dy shfaqje në qytetet e Kosovës. Performanca ka qenë mbresëlënëse dhe nuk kanë munguar vlerësimet nga publiku. Ndërkohë, një ditë më parë, orkestrina e Matit ka konkurruar në festivalin “Hasi Jehon”, me ftesë të drejtorit të festivalit Haziz Hodaj. Tre çmime në këtë festival shkuan për matjanët dhe çmimi i parë i gjithë grupit. Çmimin e parë “Malësorin” juria ia ndau Ansamblit të “Matit”
Ansambli “Matit” Triumfoi edhe në festivalin “Hasi Jehon”. Ku edhe aty u morën tre çmime
Çmimin e parë e Fiton i gjithë grupi.
Çmimin si Rapsodia me e mirë e festivalit Xhevrie Vata.
Çmimin si kënga më e mirë e festivalit “Me lot bukën t’uj gatue nga Jola Muça.
Falenderime pa fund për këta njerëz super të talentuar. Të cilët trëguan vlerat, Historinë dhe traditat Matjane, nuk mundë të lejmë pa përmendur edhe drejtoreshën e Pallatit të kulturës Burrel Znj. Denisa VATA.
Po ashtu nuk mundë të lejmë pa përmendur dhe falenderuar, kryetarin e bashkisë Mat Z. Nezir RIZVANI, që dha një mbështetje të madhe për grupin e ‘’Ansamblit Mat’’