Me datë 30.10.2020, QKF Mat ka zhvilluar panairin “Vjeshtë në Mat” në Bashkëpunim dhe me mbështetje të fort nga Zyra Vendore Arsimore Mat.
Në këtë aktivitet morën pjesë 8 shkolla të Bashkisë Mat ku prezantuan, gatime tradicionale, perime, fruta, veshje, sende antike, qilime, sofer etj… në tryezat e tyre.
QKF Mat dhe ZVA Mat, ideuan dhe mundësuan organizmin e panairit duke dhënë, 3 çmime speciale dhe 5 çmime mirënjohje. Stafi i institucionit për të pranishmit mundesoi 3 prezantime, ekspoziten “Gjethe në natyrë” me pemët më të vecanta që rriten në lulishten e qytetit dhe disa pemë frutore që rriten në Mat, piktura në tablo nga nxënësi i QKF Mat, Klajdi Gjini dhe prezantimin e instrumentëve muzikore më të vjetra, që i përdor në kurset e çiftelisë mjeshtri IMER NELI si dhe dekori në ambjentin e jashtëm dekorin me “balla bari”, kunguj dhe tabela me shprehje matjane ” a e najve, or plak”, “Tu gjegj rakaj” si simbol i kultures matjane.
Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa TUSHA dhe Drejtoresha e Qendrës Kuturore të Femijeve Mat, Anduena Sefgjini, shpërdanë çertifikatat për 8 shkollat.
-Vendin e I-re e rrembeu shkolla “Abdurrahman Permeti”, Lis.
-Vendin e II-të e fitoi shkolla “31 Korriku” Burrel.
-Vendin e III-të e fitoi shkolla “Papa Gjon Pali II-të” Ulez.
Morën pjesë përfaqësues të gjithë institucioneve të Matit si dhe banorë të Matit. U ruajt distancimi social, u përdor dezifektues dhe maska.
Panairi u vlerësua nga të gjithë si një aktivitet I arrirë dhe i veçnatë në llojin e tij.