Kryetari i Bashkisë Mat, z. Agron MALAJ, vijon turin e dëgjesave publike. Dëgjesat u zhvilluan në Njësitë Administrative Ulëz, Baz dhe Komsi për hartimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2024 e për PBA 2024-2026.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonave dhe kryepleqtë e fshatrave, u ngritën të gjitha problematikat e zonave përkatëse. Vlen për t’u theksuar se banorët shprehën edhe falenderimet kundrejt Bashkisë Mat, për punën dhe investimet që ka bërë Kryetari i Bashkisë,
kudo në Mat.
Kryetari i Bashkisë Mat, u shpreh se projektet e parashikuara për vitin 2024 kanë të bëjnë me:
• Investimet në infrastrukturën rrugore;
• Investimet për kanalet vaditëse, zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në ato zona ku mund të ketë probleme dhe ndërhyrje në infrastrukturën e institucioneve arsimore. Sëshpejti do nisë puna për rehabilitimin e ujrave të zeza në fshatin Muzhakë ,NJA Komsi. Të pranishëm gjatë zhvillimit të Dëgjesës Publike ishin Kryetari i Bashkisë z, Agron MALAJ, i shoqëruar nga Deputetja e qarkut Dibër, Aurora MARA, Kryetari i Këshillit Bashkiak Mat, Altin BOJNI, stafi i Bashkisë Mat, kryepleqtë e fshatrave dhe banorët e zonave.