Vazhdon puna pa ndërprerje me dezinfektimin e ambjenteve në Njësinë Adminsitrative Derjan, shkollën e mesme “Ahmet Xhetani”, shkollën e Dukagjinit, godinën e Njësisë dhe Qendrën Shëndetësore. Po ashtu vazhduam me Njësinë Administrative Macukull, ku është bërë dezinfektimi i i ambjenteve të Njësisë, Qendrës Shëndetësore dhe shkollës 9-vjeçare “Nikolae Jorga”.
Gjithashtu në Qytet me mjetin zjarrfikës vijon pastrimi dhe larja e trotuarëve dhe rrugëve të asfaltuara me ujë dhe klor.