Kryetari i Bashkisë Mat Z.Agron MALAJ e nisi ditën e tij të punës nën buzëqeshjen e fëmijëve në shkollat e qytetit të Burrelit, për t’i uruar për vitin e ri shkollor 2019- 2020.Kryetari i Bashkisë Mat Z.Agron MALAJ i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Dibër, Z.Nexhebedin SHEHU, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat Znj.Shpresa TUSHA, Nënprefekti Z.Hasan PASHA dhe Zv.Kryetari i Bashkisë Mat Z.Myslym ZENELI, uruan nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor. Kryetari i Bashkisë teksa ka përshëndetur nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor, ju premtoi atyre mbështetje maksimale dhe tha se shkollat do të jenë prioriteti ynë në lidhje me kushtet e tyre.Një urim të veçantë e përcolli për të gjithë fëmijët që kanë filluar klasën e parë. Urime dhe suksese vitin e ri shkollor 2019-2020!