Bashkia Mat ditën e sotme ka zhvilluar dëgjesat publike në Njësinë Administrative Derjan dhe Macukull. Dëgjesat u zhvilluan në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Projekt Buxhetit për vitin 2023 e PBA 2023-2025. Gjatë zhvillimit të dëgjesave publike u diskutuan ankesat e banorëve në këto Njësi Administrative, ku u fol për problemet e ndryshme që banorët hasin në jetën e përditshme në këto zona. Kryetari i Bashkisë Mat, i’u garantoi se për problemet e paraqitura nga ana e banorëve do të jenë prioritet i Bashkisë në Buxhetin e vitit 2023, më pas bëri dhe prezantimin e punëve që janë bërë nga Bashkia Mat në këto Njësi si në furnizimin e këtyre Njësive me 24 orë ujë të pijshëm, rehabilitimin e rrugëve, kanaleve vaditëse ndërtimin e çezmave publike etj.