Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, me 20 Nëntor, në qytetin e Burrelit u zhvillua një aktivitet me nxënësit e shkollave të këtij qyteti.Këtij aktiviteti i’u bashkua dhe Zëri 16+ të cilët realizuan aktivitetin me moton “DËGJO ZËRIN TIM”.
Ky aktivitet i mbështetur nga Bashkia Mat u organizua nga #Save the Children, European Union in Albania,#UNICEF Albania, #Terre des hommes Albania,@#World Vision in Albania #IPSED
Fëmijët marshuan në qendrën e qytetit të Burrelit me disa postera në duar ku dhe përcollën mesazhe shumë domethënëse për respektimin e të drejtave të tyre.
Kryetari i Bashkisë Mat z.Nezir Rizvani ka pritur në takim ambasadorin e Be-së Z. Luigi Soreca. Gjatë bashkëbisedimit Kryebashkiaku e informoi ambasadorin në lidhje me problematikat që prekin Pushtetin-Vendor pas ndryshimit të reformës administrative-territoriale të vitit 2015. Gjithashtu i foli për Historikun e zonës, resurset që ka Bashkia Mat në fushën e turizmit.Bashkia e Matit ka një zonë të mbrojtur “Ulza Eco Park” ,dy parqe kombëtare si parku i “Zall Gjoçaj” parku kombëtar i “Qafë Shtamës”. Në fjalën përshëndetëse Z. Ambasador falenderoi kryetarin e bashkisë për mikëpritjen dhe premtoi se do kemi një bashkëpunim përmes asistencës teknike e financiare.Në përfundim të takimit ambasadori u ndal tek zyra e këndit të Be-së në Bashkinë Mat ku u takua me koordinatorin e Be-së Edison Doçi.
Pas takimit me ambasadorin Kryetari i Bashkisë hapi ceremoninë festive ku në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi”Save the Children” dhe organizatorët e tjerë përfshirës që mundësuan këtë aktivitet. Në forumin e organizuar pranë pallatit të kulturës Burrel, nxënësit kishin përgatitur pyetje për të ftuarit ku dhe morën përgjigjet e tyre, kryesisht nga Kryetari i Bashkisë.