Ditën e hënë me datë 25.09.2017 ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak,u zhvillua mbledhja e rradhës sipas kërkesës së Kryetarit të bashkisë Mat, ku u miratuan këto projekt vendime.
- Miratimin e Projekt-Vendimit të Ndihmës Ekonomike muaji Shtator 2017.
- Rishqyrtimin e Vendimit për ndryshime në buxhet për pagat e punonjësve të ujësjellësave.
- Rishqyrtimin e Vendimit për emergjenca civile të Z.Qemal Lika .
- Rishqyrtimin e Ndihmave Financiare për 3 familje me nevoja të vecanta.
- Miratimin e disa shtesave në buxhet mbi transfertën specifike, Udhezimi i Ministrisë së Financave.
- Miratimin e listës të familjeve që përfitojnë statusin e të pastrehëve.
- Miratimin e qerave të banesave që kanë kaluar në pronësi të Bashkisë nga EKB.
- Miratimin e tjetërsimit dhe shpronësimit të pronës së Z. Abaz Dobra për interesa publike,varreza në fshatin Zenisht.
- Miratimin e listës për aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi,AMTP-ve
- Të ndryshme.