Bashkia Mat fton subjektet publike dhe private që disponojnë banesa, të aplikojnë për përfitimin e statusit “Pronar Social”, në kuadër të programit të strehimit social. 
Ky program synon të mbështesë familjet në nevojë për strehim, duke ofruar mundësi banimi të sigurt përmes bashkëpunimit me pronarët e banesave. 



