THIRRJE!
Bashkia Mat, hap fazën e aplikimeve për programin e strehimit “Subvencionim i Qirasë”, për vitin 2023, për të gjitha familjet të cilat jetojnë me qira dhe kanë të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar qiranë.
Në fazën e parë të aplikimeve, çdo qytetar i cili kërkon ti subvencionohet qiraja, duhet të paraqesë pranë Bashkisë Mat kërkesën, bashkëlidhur së cilës kërkohen dokumentat si më poshtë:
1. Fotokopje e kartës së identitetit;
2. Certifikatë familjare;
3. Vërtetim të ardhurash (vërtetim page/ pensioni/pagesë paaftësie/ vërtetim papunësie për secilin anëtar të familjes mbi 18 vjeç);
4. Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës ASHK.
5. Vërtetim vendbanimi;
6. Pranë Sektorit të Ndihmës ekonomike, Paftësisë dhe Strehimit Social të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.
Thirrja do të jetë e hapur nga data 01.12.2022 deri më datë 16.12.2022.
Aplikantët të cilët do të shpallen fitues nga Komisioni i Strehimit do të njoftohen që të depozitojnë pranë Bashkisë Mat kontratën e qirasë.
Përparësi në subvencionimin e qirasë por pa u kufizuar në to, kanë kategoritë e përcaktuara në ligjin 22/2018 “Për strehimin social” si më poshtë:
a) Individët me statusin e jetimit;
b) Personat me aftësi të kufizuar;
c) Të moshuarit;
d) Invalidët e punës;
e) Familjet e policëve të rënë në detyrë;
f) Emigrantët e rikthyer;
g) Punëtori emigrant;
h) Azilkërkuesit;
i) Familjet e komunitetit rom;
j) Familjet e komunitetit egjiptian;
k) Viktimat e dhunës në familje;
l) Viktimat e trafikimit / viktimat e mundshme të trafikimit;
m) Prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;
Shënim: Lutemi për respektim të kritereve dhe afateve!