Tetori mbyllet me shumë punë të realizuara dhe punë të tjera në proces. Riparuam rrugët e qytetit dhe vendosem sinjalistikën rrugore.
Po punojmë për riparimin e trotuareve.
Kemi kryer lyerjen dhe krasitjen e pemëve.
Kemi riparuar dhe vazhdojmë me riparimet e urave në njësitë administrative, me shtrimin e rrugëve në fshatra, me ujërat e zeza në qytet.
Aktivitete artistike e kulturore ku kemi kthyer vëmendjen edhe tek “Qendra Kulturore e Fëmijëve” ku çdo ditë e më shumë po rregjistrohen fëmijë pranë kësaj qendre.
Kemi investuar në shkolla. Kemi shtuar vëmendjen tek qendra e të moshuarve. Punë të mira janë bërë, por ka ende shumë për tu bërë. #bashkiaqeduam