Sot me datë 30.03.2018 Stafi i Bashkisë Mat ju fton që në orën 10:30 ti bashkohemi aksionit të “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.
Ky aksion ka si qëllim pastrimin dhe reduktimin e mbeturinave urbane në Qytetin e burrelit dhe në njësitë administrative të Bashkisë Mat. Bashkia Mat në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Dibër, Institucionet qëndrore në nivel vendor dhe shkollat organizojnë ditën e pastrimit. Ftojmë qytetarët që të marrin pjesë në këtë organizim si dhe të angazhohen çdo ditë në mbajtjen pastër të qytetit dhe ambjentit ku jetojnë!
Duke ju falenderuar
Bashkia MAT