Kryetari i Bashkisë Mat, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bletërritësit e zonës së Matit. Kryetari i Bashkisë i garantoi të gjithë bletërritësit se nga ana e bashkisë, do të kenë mbështetje maksimale, si për hapjen e rrugëve në zona të thella ku ato mund të zhvendosin kosheret e bletëve, por edhe pjesën e transportit me makinat e bashkisë, për t’iu ardhur sa më shumë në ndihmë, kësaj ekonomie ndihmëse. Kryetari i Bashkisë i ftoi bletërritësit që të marrin pjesë në dëgjesat publike që Bashkia Mat do të zhvillojë për hartimin e buxhetit të vitit 2023, për të identifikuar problematikat që bletërritësit mund të hasin në përditshmëri, për të planifikuar zgjidhjen e tyre në buxhetin e vitit te ardhshëm. I pranishëm në këtë takim ishte dhe nënprefekti i Matit z. Hasan Pasha.
Investo_Në_Bletari