Ka nisur projekti për rikonstruksionin e godinës në pronësi të Njësisë së Vetqeverisjes Vendore për strehim social. Ky është një projekt i bashkëfinancuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Strehimit dhe Bashkia Mat. Kryetari i Bashkisë Mat, z. Agron MALAJ, inspektoi ecurinë e punimeve. Ky projekt ka për qellim strehimin e 8 familjeve të pastreha. Rikontruktimi i banesave do të zgjasë 4 muaj nga dita e fillimit të punimeve.