Në kuadër të muajit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore Drejtoria e Shërbimeve
Sociale Bashkia Mat, realizoi një takim sensibilizues me nxënësit e shkollës “Gjergj Kastrioti” Baz. Në këtë takim u trajtua trafikimi i qenieve njerëzore si një dukuri negative, e cila herë pas here fatkeqësisht e shohim të gjejë vend në shoqërinë tonë. Trafikimi i njerëzve është një
kërcënim shumë dimensional, mjaft i rrezikshëm, që nënkupton rekrutimin, transportimin, transferimin e personave me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, apo me anë të formave të tjera, shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, keqpërdorimit të pushtetit etj. Dëmet e pa evitueshme që pësojmë nga kjo dukuri, pasqyrohen në funksionet thelbësore të jetës, ndaj “Mos heshtni para
skllavërisë moderne, por raportoni”.