Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia Mat, si çdo vit, edhe këtë fundvit ka bërë të mundur shpërndarjen e dhuratave për nxënësit ekselent për çdo klasë nga shkollat 9 – vjeçare që ndodhen në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Mat. Falë bashkëpunimit me Zyrën Vendore Arsimore Mat dhe Drejtuesit e shkollave, është bërë përzgjedhja e nxënësve ekselent për çdo klasë. Gjithësej janë shpërndarë 200 pako nga Bashkia Mat, dhe 75 pako nga Vizion OJF për fëmijët me aftësi ndryshe e pranishme ishte vet Drejtoresha e Vizion OJF, znj. Suela Koçibellinj. Kryetari i Bashkisë Mat, i’u uroj fëmijëve suksese në mësime dhe Gëzuar festat e fundvitit.