U zhvilluan dëgjesat publike në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Mat, në Njësinë Administrative, Lis dhe Rukaj, me banorët e zonave dhe grupet e interesit për hartimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2022. Gjatë kësaj dëgjese u dhanë informacione dhe u dëgjua zëri i banorëve sipas kërkesave që ato paraqitën, për të bërê parashikimet e mundshme në Buxhetin e vitit 2022. Ju informojmë se të gjitha kërkesat që ato paraqitën do të jenë prioritet i Bashkisë në Buxhetin e vitit 2022, për të investuar akoma më shumë në kanalet vaditëse, në infrastrukturën rrugore etj… Të pranishëm gjatë zhvillimit të Dëgjesës Publike ishin Kryetari i Bashkisë z, Agron MALAJ, i shoqëruar nga Administratorët e Njësive dhe stafi i Bashkisë Mat, Nën Prefekti i Matit z.Hasan PASHA, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Znj. Elisa SULA, drejtues institucionesh, anëtarë të Këshillit Bashkiak Mat, kryepleqtë e fshatrave dhe banorët e zonave.