Rehabilitohet unaza e poshtme e qytetit të Burrelit Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit ishte kthyer në një gangrenë jo vetëm për drejtuesit e mjeteve që përdornin këtë aks rrugor, por edhe për vetë banorët që jetojnë përgjatë saj. Edhe pse ky aks rrugor është nën varësinë e ARRSH pasi është pjesë e aksit Peshkopi – Tiranë, Bashkia e Matit ka ndërhyrë për rehabilitimin e kësaj rruge duke e bërë atë lehtësisht të kalueshme. Në mbyllje të këtyre punimeve, Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani pa nga afër punën e bërë si dhe tha se bashkia ka ndërhyrë edhe më parë në këtë segment rrugor, por ai u dëmtua nga shirat e nëntorit të vitit të kaluar.