VENDIM
Nr. 147 Datë 22.12.2020 për dhënie titulli:
“ QYTETAR NDERI I BASHKISË MAT ”
Këshilli i Bashkisë Mat, në mbledhjen e tij të datës 22.12.2020, bazuar në ligjin Nr. 139/ 2015 “ Për vetqeverisjen vendore “, si dhe rregulloren e Këshillit të Bashkisë. Komisioni i Vlersimit të Figurave mori në shqyrtim propozimin e një grupi qytetarësh nga Mati. Këshilli pas diskutimeve me 15 vota pro dhe 0 kundër.
VENDOSI: Z. Haziz Ramazan KUKA t’i jepet titulli: “ QYTETAR NDERI I BASHKISË MAT ”
me motivacionin :
“ PËR SJELLJE QYTETARE KORREKTE, I PALODHUR DHE I NDËRGJEGJSHËM PËR TI SHËRBYER KOMUNITETIT ME KURAJO DHE BESUESHMËRI KOLEKTIVE ”.