Këshilli i Bashkisë Mat, ka vlerësuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, Ministrin në detyrë të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj. Propozimi për dhënien e këtij titulli është bërë nga një grup intelektualësh i trevës së Matit dhe Drejtoria e Mbrojtjes Civile. Familja e Mehajt ka një kontribut të çmuar edhe në luftën e Kosovës, duke mbështetur UÇK-n një pjesë e së cilës stërvitej në “Mollza” të Burrelit.