Qendra Kombetare e Regjistrimit ( QKB, http://ëëë.qkr.gov.al/ ) eshte institucioni i vetëm përgjegjës për regjistrimin e biznesit në Shqipëri. Ajo shërben si sportel me një ndalesë ku kryhen të gjitha proçeset e regjistrimit të biznesit, duke përfshirë dhe regjistrimin për efekt të taksave në nivel kombëtar dhe vendor (bashkiak), për Sigurimin Shëndetësor e Shoqëror dhe në Inspektoriatin e Punës.
QKR-ja ka filluar punën me 3 shtator 2007, duke zëvëndësuar procedurat e mëparshme të regjistrimit në gjykata për të gjitha llojet e bizneseve që kryejnë aktivitet ekonomik në Shqipëri. Që nga 12 maj 2008 QKR-ja ka hapur dy sportele të deleguara pranë Bashkisë MAT për t’i shërbyer më mirë biznesit sidomos atij të bashkisë MAT. Baza ligjore mbi te cilën vepron QKR-ja është Ligji Nr. 9723 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” miratuar me 3 maj 2007 dhe të Ligjit Nr. 9901 “Për tregëtarët dhe shoqëritë tregëtare” miratuar me 14 prill 2008.
Informacioni për këtë mund të gjendet duke vizituar faqen e internetit http://ëëë.qkr.gov.al/, ose duke shfletuar fletoren zyrtare. Fale QKR-së, procedurat e regjistrimit të biznesit janë bërë më të shpejta e më të thjeshta, me pak të kushtueshme e më transparente. Koha e regjistrimit për të gjitha shërbimet e ofruara është reduktuar në një ditë dhe të gjitha hapat e regjistrimit janë kombinuar në një procedurë të vetme.
Shërbimet e QKR-së (sporteleve të deleguar MAT ) përfshijnë: regjistrimin e bizneseve të reja, ndryshimin e të dhënave të biznesit, lëshimin e ekstrakteve për të dhënat e bizneseve, mbylljen e biznesit, miratimin e emrit të rezervuar, rezervimin paraprak të emrit tregtar, etj. Në bazë të Ligjit Nr. 9901 date 14 prill 2008 të gjitha bizneset tregtare, qofshin këto persona fizikë apo juridikë, të cilët kryejnë një aktivitet ekonomik në Shqipëri, duhet të regjistrohen dhe të plotësojnë të dhënat e domosdoshme pranë QKR-së. Përjashtohen nga ky detyrim organizatat jofitimprurëse, fondacionet, partite politike dhe subjekte të tjera sipas legjislacionit në fuqi. Ato vazhdojnë të regjistrohen si më parë pranë gjykatave. Nuk regjistrohen nëQKR gjithashtu edhe tregtarët ambulantë.
Regjistrimi fillestar në QKR do të thotë gjithashtu regjistrim i njëkohshëm në organet tatimore në nivel kombëtar dhe vendor (bashkiak), në sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe Inspektoriatin e Punës. QKR-ja është i vetmi institucion që lëshon Certifikata të regjistrimit me numrin përkatës të identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT) për selinë kryesore dhe adresat dytësore të biznesit. Sipas ligjit të regjistrimit të biznesit, bilanci vjetor dhe pasqyrat financiare të miratuara nga asambleja e ortakëve ose aksionerëve, duhet të dorëzohen në QKR (pranë një sporteli të saj) cdo vit dhe jo më vonë se data 31 korrik. Plotësimi i këtij detyrimi nuk zevëndëson nevojën e paraqitjes së tyre tek zyrat e tatimeve siç kërkohet nga legjislacioni tatimor. Në rast të moszbatimit të këtij detyrimi ndaj biznesit shkelës zbatohet gjobë administrative.
Gjatë viteve 2009-2017 sportelet e deleguara pranë Bashkisë kanë kryer mbi 12000 veprime të ndryshme ndaj biznesit si regjistrime të reja, korigjime të të dhënave, ndryshime, Çregjistrime, pajisje me NIPT-e, ekstrakte të thjeshta dhe të plota (historike). Gjithashtu është bashkëvepruar ngushtë edhe me zyrat e taksave vendore të bashkisë dhe të njësive dhe me drejtorinë rajonale të tatimeve. Çdo biznes apo qytetar që është i interesuar të hapë njëë biznes është i mirëpritur pranë sporteleve te QKR-së në Bashkinë MAT.
Për sqarime apo probleme të të dhënave për biznesin tuaj por mund të vizitoni edhe faqen e internetit të QKR-së ëëë.qkr.gov.al, të shkruani tek [email protected] apo të telefononi në 042259057, ose 0215 24055, apo të shkruani në adresën [email protected]. QKR-ja (sporteli MAT) është në shërbim të biznesit tuaj!