Hartimi i Planit të Menaxhimit dhe Projektit të Zbatimit për Parkun Natyror-Liqeni i Ulzës dhe zona përreth.

Qyteza e Ulzës si Qendra Turistike dhe Logjistike e Parkut, krijimi i një shëtitoreje të dedikuar përgjatë buzës së liqenit poshtë qytezës, të kombinuar me mole për varkat apo edhe për stacion për plazh.

Liqeni i Shkopetit do jetë një Korridor panoramik. Aksi rrugor transformohet në një itinerar turistik, i cili ofron hapësira pushimi dhe soditje.

Liqeni i Ulzës – destinacioni ujor, akomodon aktivitete dinamike turistike, duke përfshirë lundrimin me varka, shëtitjet me kajak, notin, peshkimin, po ashtu do kemi:
– Shëtitje përgjatë Liqenit,
– Pika e pritjes së vizitorëve,
– Njësi turistike akomodimi
– Kullë vrojtimi të zogjëve