Presidenca dekoron me tituj të lartë figura të ndryshme Institucioni i presidencës shpërndau sot dekorata nëpërmjet një ceremonie të veçantë të zhvilluar në pallatin e Kulturës Burrel, figura të shquara patriotike, politike dhe kulturore në Mat. Në këtë ceremoni pritej të ishte vetë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, por për shkak të zhvilloimeve të fundit politike, e kishte të pamundur prezencën. Në këto kushte, presidenti u përfaqësua nga Drejtori i Kabinetit, Ols Lafe dhe Këshilltarët Ylli Asllani e Shaqir Hasanaj. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani i cili tha se Mati ka dhënë shumë për kombin shqiptar në shumë periudha: Në emër të Presidentit, përshëndeti Drejtori i Kabinetit, Ols Lafe, i cili më pas do të lexonte një e nga një të gjithë emrat e dekoruar: 19 emra u dekoruan me titullin “Nderi i Kombit”, me motivacione të ndryshme. Emrat e dekoruar nga Presidenti i Republikës ishin, Tahir Mata, Shahin Doçi, Bilal Xhetani, Sali Imerr Doda, Sali Vata, Ramazan Taka, Elami Hado, Kapllan Allamani, Abdulla Çeka, Xhelal Batra, Preng Gjoni, Ismail Qerimi, Sali Balliu, Sherif Allamani, Bajram Hoxha, Xhavit Kercova, Ibrahim Xhecuka, Ahmet Pepmarku dhe Hasan Lala. Ndërkohë presidenti dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, Orkestrinën Popullore të Matit, bilbilin e këngës matjane, Feride Kurtin, studiuesin dhe letrarin Behar Gjoka si dhe kantautorin e mirënjohur Esat Ruka.