Ndërmarrja e Shërbimeve Bashkiake ka nisur punën për pastrimin e hapsirave shkollore, lyerjen e shkollave, ndërhyrjet po bëhen në shërbimet hidraulike dhe ato elektrike, po ashtu po punohet për riparimet e nevojshme në dyer, dritare dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet për përmirësimin e kushteve në kopshte, çerdhe dhe të gjitha godinat e shkollave që ndodhen nën jurdiksionin e Bashkisë Mat. Puna ka nisur edhe nëpër shkollat e Njësive Administrative.
Së shpejti godinat shkollore do të jenë gati për fillimin e procesit mësimor.
#bashkiaqëduam