Sot e në vazhdim Pallati i Kulturës do të quhet “Shefqet Doda”.
Dirigjenti i parë Matjan ka një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen dhe pasurimin e jetës kulturore të Matit.
Profesor Doda ka përfaqësuar denjësisht Matin brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ai mban vulën e krijimit të Bandës Frymore të qytetit (1968), Korin e Fëmijëve (1969), orekstrinën me instrumenta të temperuara (1971), duke fituar vendin e parë në Vlorë, Ansamblin e Klasës Punëtore.
Në 1991 mori pjesë në “Festivalin Ballkanik” në Kostancë të Rumanisë dhe fitoi cmimin e parë.
I vlerësuar me medaljen “Naim Frashëri”, nga Kuvendi i Shqiperisë dhe prej 2018-ës është shpallur “Qytetar Nderi”, pas vdekjes nga Bashkia Mat.