Të Nderuar qytetar Matjan.
Mbeshtetur në ligjin 139/2015 ” Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin Nr. 9936 datë 26.06.2008 “ Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqiperise” të ndryshuar, në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore, në Udhëzimin nr 9 date 20.03.2018”Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”.
Bashkia Mat ju njofton se me datë 22.11.2021 ditën e hanë ora 17 : 00, do të zhvillojë dëgjesën publike në Njësinë Administrative Burrel, dëgjesa do të zhvillohet te Pallati i Kulturës ‘’ Shefqet DODA ‘’ Burrel, për projekt buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2022. Bashkia Mat, Ftonë të gjithë qytetarët dhe të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që të jenë pjesë e diskutimeve për hartimin e projekt buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Drejtoria Ekonomike dhe e të Ardhurave Bashkia Mat. Z. Dorian Rruci