DREJTUAR TË GJITHË ABONENTËVE TË UJSJELLËS MAT SH.A
Nisur nga parashikimi i situatës meteorologjike për datat 07.08.09 e në vazhdim nga parashikimi i rënieve të temperaturave, dhe të ftohtit polar që do të kalojë vendi jonë rekomandojmë:
1. Të gjitha depozitat e ujit (çisternat) që ndodhen në taracat e pallateve apo në ambjente të hapura duhet që detyrimisht të jenë të boshatisura.
2.Të gjithë matësat e ujit, rekorderit, valvolat dhe tubacionet që ndodhen në kontakt të drejtëpërdrejt me agjentët atmosferik duhet të izolohen me mjete termoizoluese ose me mjete rrethanore.
3. Në asnjë rast të mos përdoret flakë për zhbllokimin e tubave si tuba PE, dhe PE-HD, si dhe tuba prej gize dhe materjaleve ndihmëse valvola, kundravalvola, brryla sahatë etj, të cilët çahen nga nxehtësia si rezultat i diferencës së temperaturave dhe presionit.
4. Të gjithë abonentët të sigurojnë rezerva uji për raste emergjente.
5.Të gjithë punojësit e Ujësjellësit në njesitë Administrative, të marrin masa që uji të jetë 24-orë i rrjedhshëm në rrjet me qëllim parandalimin e ngrirjeve nga temperaturat e ulta.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Bashkia Mat.