Nis rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare “Mustafa Gjestila” Mat.
Nga ky investim i Bashkisë Mat dhe i Ministrisë së Arsimit përfitojnë 400 nxënës të kësaj shkolle të cilët do ti përvetësojnë dijet e tyre në ambiente tërësisht të reja.
Investimi përfshin:
– Dyer dhe dritare të reja
– Sistem qëndror ngrohje me kaldajë
– Veshje me sistem kapot për termoizolim,
– Suvatime të reja
– Sistem ndriçimi etj..
E ku ka më mirë se ta nisim vitin me investime në arsim?!