Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Mat, kanë nisur punën për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Bushkash në Njësinë Administrative Ulëz.
Ky investim i jep fund problematikës shumë vjeçare që hasnin banorët e këtij fshati në përditshmëri. Fshati Bushkash është i përzgjedhur nga Qeveria Shqipëtare si një ndër “100 fshatrat turistik” të Shqipërisë.
Në këtë fshat do ketë edhe të tjera investime me qëllim zhvillimin e turizmit në zonën e Bushkashit, pasi ky fshat është një atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.
Pune jo llafe