Bashkia Mat, është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar për 15 Bashki për ngritjen e 15 shërbimeve të reja sociale, nëpërmjet instrumentit të Fondit Social.
8 shërbime lëvizëse të reja për fëmijë dhe të rritur me probleme të shëndetit mendor, për persona para dhe tetraplegjikë, gratë e dhunuara, të moshuar me aftësi të kufizuar, në bashkitë Dimal, Mat, Vau i Dejës, Has, Gjirokastër, Tiranë Dibër, Dropull dhe Libohovë.
7 shërbime me bazë komunitare, për familjet në nevojë në Bashkitë Fushë-Arrëz dhe Memaliaj, për fëmijët me aftësi të kufizuar në Bashkinë Patos dhe Mat dhe qendra ditore për moshën e tretë në Kurbin, Këlcyrë dhe Lushnjë si dhe mbeshtetjen per sherbime në nivel qarku me:
4 shërbime të specializuara të reja me shërbimin e asistencës shtëpiake për të moshuar, shërbim ditor multifunksional për personat me aftësi ndryshe.
Mbetemi të angazhuar për të fuqizuar shërbimet ekzistuese, financimin e shërbimeve të reja, diversifikimin dhe cilësinë e shërbimeve sociale sa më pranë komuniteteve per njerezit në nevojë.
MSHMS
FondiSocial
Shërbimetërejasociale
Bashkëpunim