Në vijim të Kalendarit të Dëgjesave Publike për hartimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2024 e për PBA 2024-2026. Kryetari i Bashkisë zhvilloi dëgjesën publike në Njësinë Administrative Lis dhe në lagjen “ Pjetër Budi “ blloku nr.2. Kryetari i Bashkisë gjatë bashkëbisedimit me banorët shpalosi të gjitha investimet e kryera në zonat përkatëse dhe investimet që do bëhen për vitin 2024 .Bashkia Mat, është e angazhuar maksimalisht për t’ju shërbyer të gjithë banorëve të Matit. Të pranishëm gjatë zhvillimit të Dëgjesave Publike ishin Kryetari i Bashkisë z, Agron MALAJ, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak Mat, Altin BOJNI, stafi i Bashkisë Mat, dhe banorët e zonave.