Datë 6 dhjetor 2018, ditën e enjte, ora 10:30, në Pallatin e Kulturës Burrel zhvillohet prezantimi i librit vëzhgim etnologjik “MATJA NË GUR E NË DRU”, ku trajtohen dekoracione të përdorura në banesën popullore të krahinës së Matit dhe prezantimi i dy skulpturave ku paraqiten figura e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe figura e Poetit Kombëtar, Pjetër Budi. Të treja këto vepra kanë për autor skulptorin dhe studjuesin e trashëgimisë kulturore, Artan Kurti. Veprimtaria mbështetet nga Bashkia Mat nëpërmjet Drejtorisë së Kulturës, Artit dhe Muzikës.