Stafi i Sektorit të Rrugëve dhe Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake në Bashkinë Mat, ditën e djeshme kanë punuar deri në orët e vona për pastrimin e dëborës në fshatrat e Njësive Administrative. Është punuar në fshatrat Macukull, Derjan, Dukagjin, Shëlli, Shqefën, Midhë, Frankth, Batër e Madhe dhe Batër e Vogël, Karicë, Bruç, Rukaj, etj. Puna do të vazhdojë dhe ditën e sotme që në orët e para të mëngjesit.