Ditën e hëne me datë 20.03. 2017, në ambientet e Bashkisë Mat, u mbajt takimi me fermerët e Matit në kuadër të programit SARED, ku është bërë thirrja e katërt për aplikime për skemën e granteve te SARED për investime në sektorin agro- ushqimor për 3 zinxhirë të vlerës: ZV 1- ripërtypësit e vegjël, ZV 2- i frutave dhe arrorëve dhe ZV 3- të bimëve aromatike dhe mjekësore (BAM).
Ky takim u organizua nga Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit Ekonomik, Bujqësisë dhe Pyjeve pranë Bashkisë Mat Z. Vebi Stana dhe aty qenë të pranishëm vec fermerëve edhe Drejtori i Bujqësisë së Qarkut Dibër Z. Nevruz Jashari, Përgjegjësi i Zyrës së Bujqësisë Z. Mexhit Sina dhe përfaqësuesit e programit SARED.
Fondi i Grantit të projektit SARED bashkëfinancohet nga qeveria gjermane dhe daneze, ndërsa GIZ është Autoriteti Kontraktues.
Buxheti i përgjithshëm i grantit për të gjitha thirrjet është rreth 910.000.000 lekë (ekuivalent me 6.500.000 euro) i cili përbën kontributin publik.
Ky program ka si qëllim ndihmën e fermerëve për të zhvilluar sektorin e bujqësisë. Kohëzgjatja e programit është nga data 01.03.2017 deri më datë 31.05.2017.
Ky projekt e shtrin aktivitetin e tij në 6 qarqe si Shkodër, Kukës, Dibër, Korcë, Elbasan, Berat.
Sektorët e mbështetur me Grante nga programi SARED janë:
- Investimet në fermë
- Madhësia minimale e investimve për të cilën duhet të aplikohet: 000 lekë
- Madhësia maksimale maksimale e investimeve për të cilën duhet të aplikohet: 500.000leke.
- Jashtë ferme (Mbledhje , përpunim, marketing i produkteve bujqësore)
- Madhësia minimale e investimeve për të cilën duhet të aplikohet: 000 lekë.
- Madhësia maksimale e investimeve për të cilën duhet të aplikohet: 000.000 lekë.
Për investimet në fermë madhësia e grantit është midis 65%- 75% e kostove të pranueshnme, ndërsa për investimet jashtë fermës madhësia e grantit është midis 50%- 60% e kostove të pranueshme.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e programit Sared u ngritën probleme dhe u diskutua për mënyrën se si fermerët mund të përfitonin financim dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim.
Bashkia Mat ju ofron fermerëve asistencë teknike për tju ardhur në ndihmë fermerëve për aplikimin me sukses në projekt.