Misioni ynë vazhdon si çdo vit për pasurimin e Liqenit të #Ulzës. Bashkia Mat, në bashkëpunim me kompaninë ‘‘Kurum’’ ditën e sotme në liqenin e Ulzës kanë hedhur 40 mijë copë rasat peshku të llojit Krap, Ballgjan e Omur, së shpejti do të hidhen edhe 40 mijë copë rasat peshku. Të pranishëm në hedhjen rasatit ishin Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Përfaqësues të “KURUM”, etj. Kryetari i Bashkisë falenderon firmën “KURUM” për gadishmërinë e treguar për hedhjen e rasatit dhe për çdo bashkëpunim që ka patur me Bashkinë Mat gjatë këtyre viteve.