Bashkia Mat celebron 4-vjetorin e shpalljes së Parkut Natyror Rajonal Ulëz, si edhe feston ditën e Shën Markut, një prej festave tradicionale të qytezës së Ulzës.,duke e kthyer në një ditë të vecante për banorët e Njësisë Administrative Ulëz, dhe për të gjithë pjesëmarrsit.
Po kthehet tashmë në një traditë festimi i kësaj dite, e cila nuk është më thjesht festa e një kominiteti lokal, por dita ku kërkohet më tepër vëmendje nga autoritetet institucionale dhe shoqëria civile për zhvillimin e kësaj zone.
Qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në këtë zonë, ardhja e vizitorëve vendas dhe të huaj. Por, për të arritur deri këtu duhet që komuniteti të sensibilizohet për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës së vendit ku jeton. Ndërkohë, këto festa lokale të komunitetit, promovojnë vlerat turistike, kulturore dhe ato natyrore të zones të cilat janë me të vërtetë unikale. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, pasi do të jenë banorët që do t’i ofronjnë shërbimet vizitorëve ditorë dhe atyre afatgjatë.
Parku Natyror Rajonal Ulzës përbën shëmbullin e parë në vendin tonë të kësaj përqasje të re për t’i sjellë zonat e mbrojtura më afër komunitetit, autoriteve vendore dhe institucioneve qëndrore duke kontribuar si në mbrojtjen e natyrës dhe në njohjen e vlerave historike-kulturore të zonës. Për këtë park kërkohet të promovohen vlerat e biodiversiteti që kjo zonë strehon, të rrisë interesin për zhvillimin e turizmit dhe të sjellë në vemendjen e çdo vizitori mundësinë e argëtimit dhe kënaqësisë dhe pse jo, të bëhet shembull dhe promotor për shpalljen e parqeve të tjerë natyror rajonal në Shqipëri.
Ende janë të shumtë njerëzit që nuk e dinë që 60 minuta larg kryeqytetit deri në Shkopet, gjendet një pike e tillë turistike, ndaj ne duhet të punojmë shume në promovimin e vlerave të zonave tona.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin personalitete të rëndësishëm si :
-Kryetari i Bashkisë Mat, Z. Nezir Rizvani
– Prefekti i Qarkut Dibër Z. Halit Palamani Drejtori i Agjensisë Kombëtare i Zonave të Mbrojtura, Z. Zamir Dedej
– Administratoria e Njësisë Administrative Ulëz, Znj. Anisa Nikolli etj..
Nuk mund te leme pa permendur dhe falenderuar edhe organizatat partenere ky paten rol kryesor ne zhvillimin dhe mbeshtetjen e aktivitetit.
Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit)
Qendren Rajonale e Mjedisit Shqiperi (REC),
Projektit “Natyra 2000”
Organizata Miqësia Ulëz