Me rastin e festimit të Ditës Botërore të Turizmit, Bashkia Mat në bashkëpunim me
Organizatën Miqësia Ulëz organizojnë në Sheshin ‘Nënë Tereza” Ulëz, promovimin e vlerave
natyrore të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimit të turizmit nëpërmjet nxitjes
dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe komunitetit lokal drejt një procesi bashkëpunimi dhe
promovimi për menaxhimin e përbashkët të Zonave të Mbrojtura, dhe menaxhimit të
qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Në kuadër të projektit SENiOR-II të zbatuar nga QendraRajonale e Mjedisit (REC
Shqipëri) dhe financuar nga Ambasada Suedeze (Embassy Sweden of Tirana) dhe me partner
bashkëpunimi Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit).
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e
kësaj dite në territorin e Njesisë Administrative Ulëz, Bashkia Mat, ditën e mërkurë më datë 27
Shtator 2017, duke filluar nga ora 11:00.
Pjesëmarrja Juaj na nderon!
Me respekt
Kryetari i Bashkisë Mat
Nezir Rizvani