Sot me datë 18.10.2019 në sallën e këshillit Bashkiak Mat u organizua një takim informues dhe ndërgjegjësues. Ky takim u organizua nga Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropë (OSBE) dhe Bashkia Mat në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Dibër . Në fokus të takimit ishte çështja për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm. Mirëfunksionimi i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) dhe forcimi i bashkëpunimit me të gjithë aktorët institucionalë të vijës së parë, që ulen në këto këshilla, do të mundësojnë në kohë reale identifikimin, trajtimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave mbi tematikën në fjalë që rrezikon të cënojë sigurinë e komunitetit dhe jo vetëm. Të pranishëm në këtë takim kishim përfaqësues nga Bashkia Klos, Nënprefektura Mat, Oficerë të policisë të komunitetit, mësues, punonjës socialë, administratorë socialë, psikologë, punonjës të shërbimit të provës, etj….