Mbledhje e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.
Mblidhet Këshilli Vendor i Sigurisë Publike në Bashkinë Mat, mbi diskutimin dhe trajtimin e rasteve të personave me iniciale B.B; E.B; S.B; S.B (1 familje) e Njësisë Administrative Burrel, I.K dhe F.H të Njësisë Administrative Rukaj si dhe Xh.M i Njësisë Administrative Ulëz, persona të cilët kanë çrregullime të shëndetit mendor.
Këto raste janë problematike në një pjesë të komunitetit nga sjelljet dhe veprimet e tyre.
Gjatë mbledhjes, struktura përgjegjëse të Bashkisë Mat në bashkëpunim me struktura të tjera shumë-aktoriale vendore, trajtuan secilin rast duke lënë detyra për ndjekjen e tyre me qëllimin përfundimtar për riintegrimin e këtyre individëve në komunitet dhe krijimin e një ambjenti të sigurt për qytetarët e Bashkisë Mat.