Mati solidarizohet!
Bashkia Mat falenderon të gjithë ata persona që dhanë kontribut ditën e sotme me ndihmat që u mblodhën tek sheshi para Turizmit! Një falenderim shkon për të gjithë qytetarët, biznesmenët e matit që i’u bashkuan nismës së stafit të Bashkisë e të rinjëve matjanë për të dhënë ndihmën e tyre . Bashkia Mat ju bën thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë sadopak për të kontribuar ,le të bashkohemi sërisht ditën e nesërme për të grumbulluar ndihma përpara Bashkisë Mat. Nesër grumbullimi fillon në orën 07 : 00 të mëngjesit e deri ne orën 18 : 00. Në këto ditë të vështira le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë shqiptarët tonë të prekur nga tërmeti!