Projekti MAT YESi zhvilloi aktivitetin e tij përmbyllës në fund të këtij 2-vjeçari të mbushur me punë, angazhim, përpjekje dhe padiskutim me rezultate që na bëjnë krenar.
Qellimi i projektit MAT YESi ishte “Përmirësimi i aksesit në zhvillimin social ekonomik dhe mundësitë e punësimit të të rinjeve dhe grupeve vulnerable, duke i larguar nga perdorimi dhe kultivimi i lëndëve narkotike”.
Bashkia Mat me mbështetjen e partnerit Vizion OJF
me financim të European Union in Albania European përmes këtij projekti bënë të mundur:
rinovimin e godinës, ngritjen dhe funksionimin e QFP Mat,
certifikimin e 82 kursantëve që ndoqen 1 nga profilet e qendrës,
trajnime dhe workshope me të rinjtë, stafin e bashkisë, zyren e punësimit,
mbështetjen financiare të 2 start up-eve,
bashkëpunimi me bizneset për intershipe dhe punësimin e kursanteve, etj.
Faleminderit të gjithë atyre që punuan për jetësimin e këtij projekti kaq ambicioz si MATYESi. Pa angazhimin dhe përkushtimin e secilit këto rezultate do të mbeshteshin vetëm në letër
Urime të gjithë kursantëve tanë që tashmë kanë nisur të jetësojnë dijet e marra në angazhimet e tyre në tregun e punës.
Faleminderit nga zemra për besimin!