Me rastin e festave të fundvitit Znj. Nevada Doku me profesion Logopede, vajza nga Mati, banuese në Tiranë ndërmori nismën vullnetare, ku shprehu interesin e saj të ofrojë falas:
Terapi & trajtim individual për fëmijët me aftësi ndryshe kryesisht nga mosha 3 deri 10 vjeç.
Këshillim për prindërit në varësi të diagnozës që ka fëmija i tyre, mbështetje psikologjike me prindërit, aftësim i familjeve të fëmijëve me aftësi ndryshe
Kordinuan punën Drejtoria e Shërbimeve Bashkiake; Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Zyra e Projekteve, Përgjegjësia e Arsimit Parashkollor, Bashkia Mat, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Vendore Mat (ZVA Mat), drejtoritë e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të 8-të Njësive Administrative të kësaj Bashkie.