Sot me daten 04.04.2013 , prane Pallatit te Kultures se Bashkise Burrel u zhvillua nje aktivitetet sensibilizues Kunder Dhunen ne Familje, ne kuader te projektit te “Ndërtimit te një sistemi të reagimit të koordinuar ndaj dhunës në familje dhe integrimi i çështjeve gjinore në planet lokale të zhvillimit” me donator PNUD-in.
Ky aktivitetet u realizua me mbeshtetjen e madhe te Bashkise Burrel dhe te Kryetares Znj. Adelina Farrici, e cila na njohu me gamen e projekteve te realizuara dhe te atyre qe mendon te realizoje ne te ardhmen me ne fokus gruan dhe mireqenien e saj.
Nje informacion i gjere rreth ketij projekti si dhe rolin e Bashkise ne parandalimin dhe menaxhimin e rasteve te dhunes ne maredheniet familjare, u referua nga Koordinatorja e Dhunes ne Familje prane Bashkise Burrel Znj. Blerta Hysa, e cila beri me dije qe Zyra e Barazise Gjinore menaxhon te gjitha rastet qe paraqiten prane Bashkise Burrel dhe I trajton ato sipas nevojes duke ruatur konfidencialitetin e tyre.
Pjese e ketij takimi ishte edhe Znj. Aurela Bozo eksperte e UNDP-se kunder Dhunes ndaj Gruas, e cila na njohu thellesisht me ligjin kunder dhunes dhe ju pergjigj shume pyetjeve qe erdhen nga pjesemarresit.